Home KRYESORE Ja çfarë diskutoi Basha me aleatët në takimin urgjent

Ja çfarë diskutoi Basha me aleatët në takimin urgjent

Kreu i opozitës Lulzim Basha mblodhi mbrëmjen e kësaj të hëne, drejtuesit e partive aleate të koalicionit. Sipas burimeve takimi urgjent i mbajtur në ambientet e selisë blu, përfundoi rreth orës 19:45.

Pas tij nuk pati asnjë prononcim për gazetarët. Burime të ndryshme nga mbledhja thanë është diskutuar mbi profilin që duhet të ketë qeveria teknike dhe kryeministri i saj.

Të njëjtat burime thanë se është rënë dakord që kryeministri i qeverisë teknike të mos jetë një figurë politike. Pjesa tjetër e takimit është fokusuar te zhvillimet e fundit politike pas propozimit të kreut të LSI-së Meta për zgjidhje të krizës dhe zgjedhjeve me te gjithe ne gare.

Share: