Home KRYESORE Këmbëkryq në mes të rrugës, ja kush e shoqëron Bashën në protestën...

Këmbëkryq në mes të rrugës, ja kush e shoqëron Bashën në protestën te ”Shqiponja”

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbërritur para pak minutash te ‘’Sheshi Shqiponja’’. I ulur këmbkryq në mes të rrugës Basha shoqërohet nga bashkëshortja e tij dhe kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu.

Qarkullimi i makinave në këtë aks është bllokuar, ndërkohë që derimë tani nuk ka ndonjë tentativë për ndërhyrje nga ana e policisë.

5 akset që janë bllokuar tashmë janë: Rotonda e Plugut, në hyrje të Lushnjes, Rotonda e Bradasheshit, në Elbasan, Rotonda e Milotit, në Kurbin, Sheshi Shqiponja, në Tiranë si dhe mbikalimi pranë shkollës Teknologjike, te Pallati me Shigjeta në Tiranë.

Në Milot Policia ka bërë thirrje që protestuesit të largohen nga rruga pasi në asnjë mënyrë nuk duhet të bllokohen akset kombëtare.

Pavarësisht se policia është shprehur kundër bllokimit të rrugëve derimë tani nuk ka asnjë ndërhyrje për të ndaluar protestuesit. Nga ana tjetër të gjithë deputetët e PD-së janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të pasur nën kontroll protestuesit./360grade.al

Share: