Home KRYESORE Kokëdhima sulmon ashpër Ramën në Asamblenë e PS

Kokëdhima sulmon ashpër Ramën në Asamblenë e PS

Ish –deputeti i PS dhe tani drejtuesi i lëvizjes “ZGJIDHJA”, Koço Kokëdhima, i ka drejtuar një letër të hapur Asamblesë Socialiste që sot zhvillon mbledhjen e radhës.

Kokëdhima u kërkon anëtarëve te Asmblesa nga kend veshtrimi i tij, të kërkojnë demokratizimin e partisë dhe të mos lejojnë të përdoren nga Edi Rama si fasadë apo për “prerje kokash”, siç ka ndodhur në asamblenë e kaluar!

Sipas Kokedhimes PS ndodhet brenda një krize të thellë për shkak të arrogancës, diletantizmit dhe bullzmit të treguar nga lidershipi i saj në këto 4 vjet qeverisje.

Kokëdhima mendon se Asambleja duhet të kërkojë formimin e një qeverie të re të së majtës, pasi qeveria aktuale ka humbur kredibilitetin, për shkak të akuzave për lidhje me krimin, korrupsionin dhe se po përgatit një megavjedhje të zgjedhjeve të ardhshme.

Ai nënvizon se nga ndotja, blerja, deformimi ose vjedhja e zgjedhjeve fitojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh të korruptuar e të inkriminuar dhe jo socialistët e vërtetë.

Share: