Home KRYESORE KonfIndustria e shqetesuar per detyrimet e papaguara nga shteti ndaj biznesit

KonfIndustria e shqetesuar per detyrimet e papaguara nga shteti ndaj biznesit

Perfaqesuesi i Konfidustrias Gjergj Buxhuku, duke folur gjate nje Forumi Nderkombetare me teme "Zhvillimet Energjitike ne Shqiperi dhe Rajon, dhe Proceset Globalizuese".

Nga Gjergj Buxhuku

Konfindustria shpreh shqetesimin e saj lidhur me rifillimin e shpejte te dukurise se krijimit te stokut te detyrime te papaguara te shtetit ndaj bizneseve. Mbeshtetur ne te dhenat e ardhura prane saj nga bizneset dhe te pranuara zyrtarisht edhe nga institucionet pergjegjese ne fund te vitit 2016, vetem vlera e pagesave te pashlyera te TVSH/Tatimit te Vleres se Shtuar ka arritur ne afer 30 milion dollare. Nese, do te shtojme edhe detyrimet e prapambetura per bizneset per punimet ne infrastrukture, detyrimet e pushtetit vendor, etj borxhi i shtetit i krijuar rishtazi ka arritur shumen shqetesuese prej afer 250 milion dollare ne vitin financiar 2016, qe perben mbi 2% te PPB.

Konfindustria vlereson, se rikrijimi me shpejtesi dhe ne vlera te larta e detyrimeve financiare te shtetit ndaj biznesit dhe qytetareve, jane shenja te qarta per gjendjen jo te mire te potencialit fiskal te ekonomise kombetare dhe njekohesisht te problematikave ne administrimin e institucionet shteterore pergjegjese. Niveli i larte dhe shpejtesia e krijimit te stokut te detyrimeve financiare te papaguara te shtetit ndaj te treteve ne vitin 2016, paraqet pasoja te renda per biznesin dhe ekonomine kombetare ne vitin ne vazhdim 2017, per me shume kur jemi ne nje vit zgjedhor dhe kushtet e nje krize te zgjatur politike.

Gjergj Buxhuku
Administrator i Pergjithshem KonfIndustria

Share: