Home KRYESORE Kreu i policisë së Tiranës tregon motivin pse mund të jetë vrarë...

Kreu i policisë së Tiranës tregon motivin pse mund të jetë vrarë ish-shefi i policisë

Drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj ka dhënë detaje mbi ekzekutimin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku. Sipas Hodajt dyshohet se shkak i vrasjes të jetë bërë hakmarrja.

Në janar në vitit 2005 kur Cuku ishte shef i komisariatit 4 të Tiranës një i ndaluar ka vrarë veten. Në atë kohë familjarët por edhe deputetë të opozitës akuzuan shefin e policisë se ushtroi dhunë ndaj tij që e çoi deri në humbje të jetës.

Sipas hetuesve dyshohet se kjo ngjarje është bërë shkak që të ekzekutohej Cuku. Hodaj tha se shumë shpejt ngjarja do të zbardhet.

Historia e plote e vetvrasjes ne Komisiariatin e Policise

Gazetat e shkurtit 2005, shkruajnë se Agim Daka e la Shkodrën, ku banonte në lagjen ‘Tre heronjtë’, pasi e shoqja u vetëhelmua. Ai vendosi të shkonte në Tiranë pas frikës për një hakmarje të mundshme nga të vëllezërit e Mirës, bashkëshortes 20 vjeçare. Në Vorë, në aksin e vjetër të rrugës, ai është ndaluar nga një postbllok i policisë së rendit. Efektivave në patrullë u bëri shumë përshtypje ngjashmëria e tij me të kërkuarin Bujar Daka.

“Nuk jam Bujari, jam Agimi. Unë jam vëllai i atij që kërkoni ju. Për këtë kam dhe dokument identifikimi, merreni po të doni. Po shkoj në Tiranë se kam një punë timen”, mësohet t’u ketë thënë Daka uniformave blu.

Për të verifikuar, drejtori i policisë së Tiranës, Albert Dervishi, ka ngarkuar shefin e krimeve të Komisariatit Nr.4. Artan Cuku, i cili ka mbërritur në vendin ku u bllokua Daka, pa humbur kohë. Ai ka vendosur ta shoqërojë në Komisariat të dyshuarin.

Kur ka marrë vesh se do të përfundonte në polici, shkodrani ka nisur të qajë. “Nuk dua të shkoj asgjëkundi. Ju lutem më lini të lirë, se boll halle kam. Unë nuk e dua jetën, se do më vrasin vëllezërit e gruas”, qenë fjalët e tij.

Megjithë habinë e efektivave të antikrimit, Agim Daka ka vijuar të qajë e ngashërehet nga Vora, deri sa ka mbërritur në zyrën e Cukut. Shefi i krimeve e ka qetësuar, duke i thënë se do të qëndrojë atje vetëm pak minuta, sa të verifikohet identiteti i tij në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

Sipas raportimeve të Cukut para grupit hetimor më vonë, koha e qëndrimit të Dakës në zyrën e tij ka qenë vetëm 5 minuta. Sipas tij ai ka qenë i acaruar dhe ka thënë se do të vrasë veten shpejt.

Për ta sjellë në vete, Dritan Cuku mësohet se i ka ofruar ujë nga shishja që mbante në zyrë. Pasi ka shuar etjen, Agim Daka e ka marrë veten disi, por një komunikim tjetër i kreut të antikrimit me Shkodrën, ka bërë që ai të reagojë keqas.

Me një veprim të shpejtë, ai ka rrëmbyer pistoletën e Cukut dhe ka e shkrepur në kokë. Në pak sekonda, në Komisariatin nr.4 u dha alarmi dhe Daka u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak. Por bluzat e bardha nuk kanë mundur ta shpëtojnë .

Përfundimet e ekspertizës: Daka u vetëvra

Grupi hetimor pas përfundimit të të gjitha verifikimeve dhe analizës deklaroi se Daka ishte vetëkzekutuar. “Në duart e viktimës gjetëm copëra baruti, që kanë mbetur aty pas qitjes së plumbit. Pra, klasifikohet vetëvrasje e pastër në kushtet e depresionit”.

I marrë në pyetje, shefi i krimeve, Artan Cuka është shprehur se e kanë shoqëruar Dakën, pasi ngjante mjaft me vëllanë e tij, Bujar Daka. Por, pas verifikimeve, ata kishin konkluduar se nuk ishte i arratisuri nga burgu, por i vëllai i tij. Pas kësaj, Cuka është shprehur se e kishin pyetur viktimën Daka, për vendndodhjen e vëllait të tij, apo të paktën të jepte ndihmë për të bindur Bujar Dakën të vetëdorëzohej.

Por, në një moment kur shefi i krimeve, ka hequr xhaketën dhe ka shkuar ta vendosi në varëse, Daka i ka rrëmbyer pistoletën nga brezi.

Share: