Home KRYESORE Kukan: Kriza politike në Shqipëri dhe Maqedoni, serioze

Kukan: Kriza politike në Shqipëri dhe Maqedoni, serioze

Eurodeputeti Eduart Kukan ka vendosur shenjën e barazise mes Maqedonisë dhe Shqipërisë kur flet për krizën politike. Gjatë një interviste për European Western Balkans Kukan shprehet se krizat politike dhe bojkotet po pengojnë zhvillimin demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Po shohim një trend shqetësues në të gjithë rajonin, në lidhje me funksionimin e rregullt të demokracisë parlamentare dhe institucioneve të caktuara shtetërore . Po përballemi me krizë politike serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Vendet e tjera në rajon, si për shembull, Mali i Zi dhe Kosova po përballen me bojkote parlamentare. Duket një trend rajonal, i cili është kundër produktiv për zhvillimin e demokracisë në vendet që janë në pragun europian”, tha Kukan.

Kukan theksoi se respektimi i sundimit të ligjit dhe të lirive themelore është parakusht për çdo vend që aspiron BE-në. Eurodeputeti Eduart Kukan tha se Bashkimi Europian mbetet i hapur për të gjitha ato shtete që respektojnë vlerat e unionin dhe janë të angazhuara për ti prpmovuar ato, raporton Ora News.

Share: