Home KRYESORE Kush është ish-kreu i policisë i ekzekutuar në Tiranë

Kush është ish-kreu i policisë i ekzekutuar në Tiranë

Një vrasje raportohet të ketë ndodhur në zonën e liqenit artificial në Tiranë. Bëhet fjalë për Artan Cukun, që për një periudhë kohe ka punuar si zëvendës drejtor i policisë së Tiranës apo dhe drejtor i Policisë së Vlorës.

Ish-zyrtari i lartë i policisë i ekzekutuar në hyrje të banesës së tij në “Rrugën e kosovarëve” në Tiranë. Artan Cuku ka qenë nëndrejtor i policisë së për krime të rënda në Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti 2012 deri në vitin 2013. Më pas u largua nga detyra dhe mësohet se këto kohë ka qenë jashtë radhëve të policisë duke u marrë me aktivitet privat.

Share: