Home KRYESORE LSI jep sinjalin për Presidentin, Panariti: Duhet figurës konsensuale

LSI jep sinjalin për Presidentin, Panariti: Duhet figurës konsensuale

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i LSI, gjatë një vizite në Korçë është ndalur të flasë dhe me mediat lidhur me aktualitetin.

“Duhet të jetë i pranuar nga të gjithë, një figurë konsensuale. Duhet të gjëndet gjuha e përbashkët mes palëve, që ti hapet rrugë reformave dhe jetës normale politike”, tha Panariti.

Çështje e Presidentit mendohet se është diskutuar dhe në takimin mes Ramës e Metës mëngjesin e sotëm në kryesinë e kuvendit. Shpetim Idiriz i cili duket ka mbetur jashte ketyre negociatave per tu dukur dhe ai faktor doli me propozim publik per president konsensual dhe polici konsensuale.

Duke parë se kuvendit i duhet të mendojë e të fus në rend të ditës dhe kalendarin për zgjedhjen e Presidentit, çka mund të sjell dhe debat në mbledhjen e byrosë së kuvendit tashme duket se Ilir Meta dhe Edi Rama po mendojnë formulen e zgjidhjes.

Share: