Home KRYESORE Moderatori i njohur arrestohet në kufi me Kosovën

Moderatori i njohur arrestohet në kufi me Kosovën

Moderatori i njohur i Klan Kosova dhe njëkohësisht konkurrenti i “The Voice of Albania 6”, Kreshnik Berisha është ndaluar gjatë ditës së sotme nga policia kufitare e Kosovës, ndërkohë ai ishte nisur drejt Shqipërisë.

Mësohet se është ndaluar sepse gjatë kontrollit ka rezultuar të jetë në stop-listë-. Berisha kërkohet nga Gjykata Themelore Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve të pranishëm në venddngjarje konkurrenti I “Voice”, I cili në Kosovë njihet prej vitesh si moderator në një emission mëngjësi në Klan Kosova, ka qenë mjaft I tensionuar.

Edhe rrugëtimi i tij në “The Voice” nuk ka qenë I thjeshtë, pasi shpesh ka qenë shënjestër e komentuesve dhe ndjekësve të rrjeteve sociale. Ai është gjykuar se ecuria e tij në ‘The Voice’ është falë viteve të miqësisë së Kekës me trajnerin e Skuadrës së tij, Xuxin./Gazeta Express/

Share: