Home I pakategorizuar Muç Nano: Ja c’duhet te beje Ilir Meta:

Muç Nano: Ja c’duhet te beje Ilir Meta:

Sipas Mustafa Manos që ka shkruar sot në gazeta Mapo: Meta ose duhet të propozojë një paketë për shpëtimin e zgjedhjeve, ose duhet të rrëzojë me vota Ramën. Ai nuk mund të bëjë më atë që ka bërë deri më tani thotë Nano:

“Ai nuk duhet të mjaftohet me frazat se “zgjedhjet pa opozitën as që duhen menduar”, por duhet të na thotë qartë se cila është receta e tij për të bërë zgjedhje me opozitën. Duhet të na e thotë qartë se çfarë mendon ai vetë mbi shqetësimet e opozitës, a janë këto edhe shqetësime të tijat, a është edhe ai që nuk ka besim te qeveria Rama për sa iu takon zgjedhjeve.

Nëse edhe ai mendon se qeveria “Rama” është e prirur dhe e përgatitur për të manipuluar zgjedhjet, zgjidhja nuk është që vendet e LSI-së në kabinetin qeveritar t’ia lëshojë PD-së!!! Zgjidhja është tjetër. Ai duhet të dalë me një paketë propozimesh që synojnë minimizimin e rolit elektoral të qeverisë. Këtë paketë propozimesh mund ta hartojë edhe në bashkëpunim me opozitën”.

Nëse Ilir Metës kjo i duket një zgjidhje shumë e butë, atëherë duhet të bëjë tjetrën që është më e fortë, e që të gjithë, lsi-stë, pd-istë, ps-istë, janë duke e pritur me gëzim: Duhet të shpallë fundin e koalicionit PS-LSI. Ky koalicion nuk ka më asnjë arsye të qëndrojë më këmbë. ” – shkruan Muc Nano.

Share: