Home KRYESORE Nard Ndoka – Ilir Metës: Bëhu burrë, bashkohu me opozitën

Nard Ndoka – Ilir Metës: Bëhu burrë, bashkohu me opozitën

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka duke folur te çadra e protestës së opozitës, i ka bërë thirrje kreut të LSI-së, Ilir Meta që të braktisë Ramën dhe të mbështesë kauzën e opozitës.

“Zoti Meta hiqe frikën, bashkohu me opozitën për standardet e zgjedhjeve. Ke humbur besimin te Edi Rama, ne e kemi humbur tek ty. Bëje dallimin, nëse vërtet je burrë mbaje fjalën. Distancohu nga Rama për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha demokristiani Nard Ndoka duke i kujtuar Metës grevën e urisë në vitin 2008 për ndryshimet kushtetuese të kontestuara prej LSI-së.

Share: