Home KRYESORE Organizatat jofitimprurëse spiune të Rusisë

Organizatat jofitimprurëse spiune të Rusisë

Asgjë nuk i inatos më shumë vëzhguesit e Rusisë sot se sa ligji i këtij vendi mbi agjentët e huaj, ligj që kërkon që organizatat jofitimprurëse të angazhuara në “aktivitete politike”, – aktivitete që nuk janë të përkufizuara se çfarë janë, – të regjistrohen si “funksionarë agjentë të huaj.” Pra çfarë përbën për Rusinë arsye për dyshimin e organizatave me lidhje të huaja?

Nga Robert Skidelsky

Asgjë nuk e nxeh opinionin në Perëndim mbi Rusinë sot se sa ligji i këtij vendi për agjentët e huaj. I miratuar në korrik 2012, ligji i kërkon të gjitha organizatave jofitimprurëse të angazhuara në “aktivitete politike” (të papërkufizuara) të regjistrohen te Ministria e Drejtësisë si organizata me “funksione si agjentë të huaj.” Një masë shtesë e vitit 2015, Ligji i Organizatave të Padëshiruara, i kërkoi çdo organizate të tillë të identifikojë veten publikisht si “agjent i huaj”.

Fraza është e çuditshme dhe domethënëse. Çfarë, në fund të fundit, janë “funksionet e një agjenti të huaj,” në gjuhën e përditshme përveç të shërbyerit të interesave të një fuqie të huaj? Në të vërtetë, ligji në Rusi në mënyrë efektive ndalon organizatat që nuk janë nën kontrollin e shtetit të kryejnë çfarëdolloj aktiviteti në këtë vend. Sigurisht, ky dizenjim mjafton gjithashtu që ata të përjashtohen nga financimet ruse, gjë që mund t’i lejojë ata të hiqen nga regjistri. Por ata nuk janë vetëm të huaj: ata janë gjithashtu të infiltruar dhe tradhtarë!

Disa grupe kanë kryer likujdim vullnetar; të tjerë janë shtypur sepse nuk kanë respektuar rregulloret; dhe disa të tjerë janë të azil jashtë vendit. Viktima të famshme kanë qenë Qendra Sakarov, Qendra Përkujtimore për të Drejtat e Njeriut dhe Shkolla e Moskës për Arsimin Civil. Pasi mbrojti veten me sukses ndaj përpjekjeve të mëparshme për ta stigmatizuar si “agjent i huaj,” Universiteti Europian i Shën Petersburgut tashmë përballet me mbyllje për dhunime të padukshme teknike – një taktikë e parapëlqyer nga burokratët.

Hakmarrja ndaj grupimeve të pavarura me lidhje të huaj nuk i sjell përfitime Rusisë dhe dëmton reputacionin e vet ndërkombëtar. Nëse përpiqesh ta kuptosh atë, atëherë duhet të dallosh tre nivele.

E para, ligji i vitit 2012 qe një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj demonstratave të mëdha publike që filluan një vit më herët në Moskë, Shën Petersburg dhe qytete të tjera të Rusisë në protestë ndaj vendimit të Vladimir Putin për të garuar për një mandat të tretë si president si dhe për të protestuar për zgjedhjen dhe inagurimin e tij. Në fjalimin e tij të vetël elektoral, më 23 shkurt 2012, Putin, duke rikujtuar fitoren e Rusisë kundër Napoleonit më 1812, paralajmëroi kundër ndërhyrjeve të huaja në punët e brendshme të vendit. Kjo qe një referencë e qartë për Revolucioni Portokalli të Ukrainës më 2004, për të cilin aludohet se u organizua dhe u mbështet nga CIA dhe që rrëzoi kandidatin e parapëlqyer nga Moska për president Viktor Yanukovych. Ligji i vitit 2015 pasoi kryengritjen e vitit paraardhës në Sheshin Maidan në Kiev, kryengritje që ia doli të rrëzojë Yanukovych për herë të dytë.

Frika për disintegrimin e shtetit Rus, një trashëgimi perandorake, nuk është kurrë jashtë mendimeve të sundimtarëve të Rusisë. Kjo është pengesa kryesore ndaj zhvillimit të politikës demokratike.

Kjo është një trashëgimi ende e përfshirë në botën e errët të “organizatave të frontit”: “Agjentët e huaj” ata të vërtetët në shfaqje të pavarur dhe të angazhuar për kauza të vlefshme por që kontrollohen në mënyrë të fshehtë nga jashtë Rusisë. Rusët dinë shumë gjëra mbi ta për shkak se sovjetikët shumë shpesh i krijuan organizata të tilla si mjete klandestine të politikës së jashtme. “Fronti” zakonisht qe një grumbullim akademikësh shpesh të respektuar dhe

të sinqertë si dhe figurash kulturore e sportive; “prapavija” kontrollohej nga KGB. Prodhimi i organizatave të tilla duhej të qe simpatik ose së paku jo kritik ndaj politikës Sovjetike.

CIA iu përgjigj me të njëjtën monedhë. Programi i Kongresit për Liri Kulturore, i themeluar në vitin 1950, qe një nga shumë “frontet” e CIA-s, e cila financonte gazeta e revista të mirënjohura të tilla ri Encounter në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe ndihmonte intelektualët disidentë përtej Perdes së Hekurt.

Por se sa ndikim real patën këto “fronte” mbi ngjarjet është e vështirë të dihet. Ata që janë nën drogën e teorive të komplotit, këto organizata janë pjesë thelbësore e historisë sekrete të Luftës së Ftohtë. Ndërsa sot media e shtypur apo elektronike ofron mundësi të reja për “frontizmin.” Nëse ke një imagjinatë pak a shumë të zhvilluar, mund të shohësh krahun e gjatë të Putin që drejton emërimin e George Osborne si kryeredaktor të Evening Standard të Londrës, një gazetë që është nën pronësinë e oligarkut rus Alexander Lebedev.

Por dyshimet ndaj të huajve kanë rrënjë shumë më të thella në Rusi. Çdokush që përpiqet të mësojë gjuhën ruse shpejt përballet me disa shprehje jashtëzakonisht opake. Gjeni i kulturës ruse është zhvilluar një mjedis fshataresk, në të cilën prona mbahej dhe përjetohej në bashkësi. (Komunizmi sovjetik, me të gjitha prurjet që pati nga Perëndimi, i kishte rrënjët te ideja tradicionale e pronës së përbashkët). Marrëdhëniet nuk qeveriseshin nga norma ligjore, por nga mirëkuptime informale dhe një dallim të qartë mes atyre brenda dhe atyre jashtë mentalitetit të përbashkët. Tradicionalisht një shoqëri e mbyllur, dashuria apo urrejtja ruse, e shpjeguar nga kineasti Andrei Konchalovsky më 2015; ata nuk respektojnë.

Perëndimorizimi filloi nga Pjetri i Madh në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe qe një rritje me dhunë – një sharrtim dhe jo një transplant. Pa Pjetrin, shkruan Konchalovsky, nuk do të kishim Pushkin, Çajkovski apo Tolstoj, por vetëm Pimen, Feofan Grek, dhe Andrei Rublev. Por kjo nuk e zhvendosi qendrën e gravitetit të qytetërimit Rus, i cili mbeti kolektiv dhe sllavofil, jo si individualizmi Perëndimor. Perëndimi i dha Rusisë disidentët dhe raketat, por jo të kuptuarit e perëndimit. Putini e kupton këtë shumë mirë. Me raste, fjalimet e tij kalojnë në gjuhën e vulgut të burgut ose tyurma, epitet i shoqërisë së mbyllur.

Është tepër të presësh një anulim të ligjit për agjentët e huaj. Por Rusia mund të bëjë disa koncesione pa kosto për veten, përmes kufizimin e regjistrimit te lista e “agjentëve të huaj” vetëm për organizatat që marrin më shumë se 50 për qind të fondeve të tyre nga burime joruse. Kjo mund të zhbllokojë financimet e brendshme, duke i mundësuar këtyre grupimeve të operojnë në Rusi. Dhe Perëndimi mund të ofrojë lëshime gjithashtu pa kosto – të tilla si heqja e disa rusëve nga lista e atyre që janë të ndaluar nga udhëtimi në Europë apo në Shtetet e Bashkuara. Për shkak se paqja dhe mirëqenia botërore varen pjesërisht nga një marrëdhënie e qëndrueshme mes Perëndimit dhe Rusisë, a mos është e ekzagjeruar të kërkosh hapa të tillë të vegjël për reduktimin e paranojës?

Project Syndicate-BIRN

Share: