Home KRYESORE Padia e Tahirit ndaj Palokës, shtyhet gjyqi për herë të pestë

Padia e Tahirit ndaj Palokës, shtyhet gjyqi për herë të pestë

Gjyqi Tahiri-Paloka i parashikuar për dhënien e vendimit lidhur me padinë ndaj për shpifje të ish-ministrit Saimir Tahiri ndaj kreut te grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shtyrë sërish!

Ne fakt, kjo është hera e pestë që ky gjyq shtyhet dhe kësaj arsyetimi ka qënë mosprezenca e një prej anëtarëve të trupit gjykues, që ishtë gjyqtari Aleksandër Muskaj.

Kjo padi e ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri ndaj Edi Palokës është bërë që në 2015, me akuzën për shpifje, pasi ky i fundit e ka akuzuar si lidhur me krimin dhe bandat kriminale Seanca tjetër teorikisht është lënë për javën tjetër, më 10 prill.

Share: