Home KRYESORE Pas takimit me Metën, Rama nuk tërhiqet! Ja çfarë thotë ministri i...

Pas takimit me Metën, Rama nuk tërhiqet! Ja çfarë thotë ministri i tij

Kryeministri Rama duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ideja për të mbajtur zgjedhje në 18 qershor edhe nëse opozita nuk merr pjesë.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ne prani te ambasadores gjermane, tha sot në një prononcim për mediat se kushdo parti politike është e lirë të marrë ose jo pjesë në zgjedhje.

Deklarata e ministrit të Ramës vjen pak orë pasi kreu i ekzekutivit zhvilloi një takim në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Sipas Gjiknurit opozita nuk duhet të përdorë metoda presioni duke kërkuar qeveri teknike para zgjedhjeve.

Ai tha se koalicioni do të qeverisë vendin deri në datën që është mandatuar.

Gjatë dy ditëve të fundti rama ka marrë goditje të forta nga dy aleatët e tij kryesorë, Shpëtim idrizi dhe Ilir Meta të cilët kanë deklaruar se në 18 Qershor nuk mund të ketë zgjedhje nëse nuk futet opozita.

Ne fakt, edhe ambasadorja gjermane beri nje deklrate te ngjashme!

Share: