Home KRYESORE Pentagoni jep rezultatet e para pas sulmit ajror në Siri

Pentagoni jep rezultatet e para pas sulmit ajror në Siri

Pentagoni deklarohet për sulmet që i nisi SHBA-ja ndaj Sirisë, ndaj forcave ushtarake siriane në mëngjesin e së premtes.
Pentagoni thotë se i ka shkatërruar dhe dëmtuar aeroplanët ushtarakë të forcave siriane, njofton The Guardian.

“Ne jemi duke i vlerësuar rezultatet e sulmit ajror dhe indikacionet fillestare nga këto sulme. Janë dëmtuar dhe shkatërruar rëndë aeroplanët sirianë dhe infrastruktura në aeroportin Shayrat. Kemi reduktuar aftësinë e qeverisë siriane për të sulmuar sërish me armë kimike”, thotë Pentagoni.

Share: