Home KRYESORE Plani Trump-Erdogan për Kosovën, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Plani Trump-Erdogan për Kosovën, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti turk, Reccep Tayyp Erdogan, pritet të takohen në muajin maj.

Ende pa u mbajtur ky takim, është alarmuar Serbia dhe mediat serbe, të cilat kanë filluar ta komentojnë mënyrën se si mund të zhvillohet takimi.

Janë mediat serbe të cilat shkruajnë se presidenti turk, Recep Tayp Erdogan, do ti kërkoj Trumpit që Kosova të fuqizohet tutje dhe të forcohet si vend pro NATO-s.

Sipas tyre është plani që Erdogan, ti thotë Trumpit, që në takimin e ardhshëm të cilin do ta kenë vendet më të zhvilluara të botës, të hidhet ideja e njohjes së Kosovës nga Rusia si shtet i pavarur, dhe njohja e Krimesë nga SHBA-ja dhe Turqia, njofton NewBorn. Ky plan ka ‘terrorizuar’ serbët, të cilët me ankth po e presin këtë takim.

Share: