Home KRYESORE Policia, procedim penal Ristanit dhe protestuesve në Lushnje

Policia, procedim penal Ristanit dhe protestuesve në Lushnje

Ndërkohe qe ne rrjetet sociale jane bere virale fotot e protestave te partisë socialiste kur ishte ne opozite dhe ku nuk ka munguar dhuna dhe demet ishin te dukshme, policia e Shtetit ka deklaruar se do të procedojë penalisht pjesëmarrësit në protestën e opozitës në qytetin e Lushnjes, ku u bllokuan akset kryesore rrugore.

Behet me dije se policia ka bërë dokumentimin e nevojshëm për procedim penal për 140 pjesëmarrës në protestën e paligjshme, mes të cilëve deputeti Arben Ristanin dhe Myslim Murrizi, të cilët drejtonin protestën atje.

“Pretendimi i organizatorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme, se ata thjesht e lajmërojnë Policinë dhe e bëjnë tubimin edhe aty ku kërcënohet siguria e qytetarëve apo pengohet seriozisht qarkullimi i njerëzve e mallrave, është i papranueshëm ligjërisht”, deklaron policia.

Policia e Shtetit nënvizoi se, megjithë rezistencën e disa prej organizatorëve të mitingjeve të paligjshme, ajo mundi me sukses të devijojë qarkullimin e mjeteve në disa akse dytësore dhe rrugë paralele, për të lehtësuar trafikun e rënduar dhe shmangur bllokimin e qytetarëve.

“Protesta e sotme e opozitës u organizua kryesisht nga deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike në kundërshtim me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, edhe pse u lajmëruan me shkresë dhe publikisht nga autoritetet ligjore përkatëse”, vijon policia në qëndrimin e saj.

Ajo bëri me dije se, gjatë mbajtjes së tubimeve ka konstatuar përgjegjësitë e organizatorëve të tyre, të cilët kanë shkelur hapur ligjin, kryesisht sa i takon qarkullimit rrugor.

Share: