Home KRYESORE RAI pritet të flasë shqip

RAI pritet të flasë shqip

Italia duke marrë parasysh se përtej Adriatikut jetojnë zyrtarisht 467 mijë e 687 shqiptarë, nepermjet Parlamentit italian mendon që këtij komuniteti t’i ofrohen transmetime radiofonike e televizive në gjuhën shqipe.

Detyrimi në fjalë duhet të përmbushet nga radiotelevizioni shtetëror italian RAI dhekërkesa është paraqitur nga deputetët dhe senatorët e komisionit të mbikëqyrjes së televizionit shtetëror, të cilit i është kërkuar të sugjerojë ndryshimet në dekretin qeveritar për shërbimin e televizionit publik për dhjetë vitet e ardhshëm, shkruan gazeta “La Repubblica”.

Në kërkesë theksohet se gjuha dhe kultura shqiptare në Itali duhet të mbrohet (bazuar në ligjin 482 të vitit 1999) njësoj si gjuhët katalanase, gjermanike, greke, sllovene, kroate, franceze, franko-provensale, friulane, ladine, oksitane e sarde.

Share: