Home KRYESORE Rama do të takohet me Trump në Bruksel ? Ja çfarë thotë...

Rama do të takohet me Trump në Bruksel ? Ja çfarë thotë Bushati

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar vizitat e tij në SHBA, ku ka përsëritur dy mesazhet që u përcollën nga këto takime.

“Mesazhi i parë ishte përfundimi sa më parë i reformës në drejtësi, që ashtu si BE kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës. Mesazhi i dytë ishte pjesëmarrja e gjithë aktorëve politikë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira”, u shpreh Bushati.

Ministri foli edhe për samitin në Bruksel që do të zhvillohet në fund të majit, ku sipas është një mundësi e mirë për vendosjen e kontakteve dhe zhvillimin e takimeve.

“Për pak javë do të shkojmë në një samit, që zhvillohet në Bruksel. Është herët të flitet për samitin dypalësh dhe takimin Rama-Trump. Por ky samit do të jetë një mundësi e mirë për takime me zyrtarë të tjerë”, u shpreh Bushati.

Share: