Home KRYESORE SHBA: “Rusët mbështetën grushtin e dështuar të shtetit në Malin e Zi”

SHBA: “Rusët mbështetën grushtin e dështuar të shtetit në Malin e Zi”

Shtëpia e Bardhë dha sot një goditje për Rusinë duke konfirmuar se kishte marrë informacione të besueshme sipas të cilave Moska ka dhënë mbështjetjen e saj për një grusht shtetit të dështuar në Malin e Zi, tetorin e kaluar.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i atribuoi Moskës përgjegjësinë për këtë projekt për grusht shteti, programuar ditën e zgjedhjeve legjislative më 16 tetor.

Kjo deklaratë ndodhi në të njëjtin moment kur sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u takua në Moskë kreun e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov për bisedime të rëndësishme mbi konfliktin sirian dhe pikërisht para takimit të njoftuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet në muajin tetor në Malin e Zi”, theksoi zyrtari, nën mbulimin e anonimatit duke përmendur informacione të besueshme për një mbështetje ruse për një tentativë sulmi kundër qeverisë ditën e zgjedhjeve.

Prokurori special malazez, Milivoje Katniç konfirmoi në shkurt se organet e shtetit rus ishin përfshirë në komplotin e dështuar që kishte si objektiv të pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Një perspektivë për anëtarësim për të cilën presidenti amerikan, Donald Trump dha miratimin e tij, i hap rrugën hyrjes së këtij vendi të vogël ballkanik në Aleancë dhe që është konsideruar nga Rusia si një provokim.

Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Share: