Home KRYESORE “Sherr” mes Ardit Gjebreas dhe Eni Cobanit, ja çfarë ka ndodhur

“Sherr” mes Ardit Gjebreas dhe Eni Cobanit, ja çfarë ka ndodhur

Prezantuesi i njohur i TV Klan Ardit Gjebra ka mbledhur në një darkë festive të gjithë stafin e emisionit të tij “E diela Shqiptare”.Pjesë e kësaj darke ishin kryeredaktorët, punëtorët skenikë, bashkëprezantuesit dhe ndërmjetësuesja e njohur Eni Çobani, që është drejtuesja e rubrikës “Shihemi në Gjyq”.Duket se gjatë festës ushqimi i ka shijuar shumë Gjebreas dhe Enit, të cilët në një fotografi të publikuar nga Arditi në “Instagram”, shfaqen të dy “në luftë” duke u munduar të ‘gërryejnë’ gjërat e fundit të mbetura në tepsi.“Booo ç’paske qënë Eni Çobani, po se ç’ka edhe një shprehje kur e kruajmë tepsinë…”, shkruan me satirë këngëtari Gjebrea në “Instagram”.Kjo fotografi ka marrë qindra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tyre, të cilët edhe ata me shaka i kanë quajtur “llupsa” të ushqimit./360grade.al/

Share: