Home KRYESORE Vjen “Marrëveshja e Re” Rama & Meta

Vjen “Marrëveshja e Re” Rama & Meta

Pamvarsisht vonesës në komunikim publik, burime të 360grade.al, tanimë e kanë marrë të plotë përmbajtjen e darkës së peshkut dhe të Marrëveshjes së re, për 4 vitet e ardhshme ndërmjet Ramës dhe Metës.

Dy temat kryesore ishin:

1. Emri i Presidentit të ardhshëm të Republikës

2.Kushtet politike të garës së ardhshme elektorale

Pas një debati dhe një dialogu të gjatë, në prani të dëshmimtarëve Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Petrit Vasilit, aktualisht Ministër i Drejtësisë, Meta dhe Rama, u dakortësuan për pikat më kryesore ndërmjet tyre, thonë burimet shumë të besueshme të 360grade.al.

Është pra, thjesht çështje kohe që kjo marrëveshje të bëhet publike pjesë pjesë dhe hap pas hapi, duke filluar nga zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës dhe te listat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet e Shqipërisë. /360grade.al/

Share: