Home KRYESORE Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Dëshmitarët ja cfare thonë:

Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Dëshmitarët ja cfare thonë:

Shqiptari 35-vjeçar që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Athinë, merrej me tregti dhe ishte baba i dy fëmijëve dhe njihej si një njeri i qetë dhe joproblematik.

Sipas dëshmitareve okularë ai ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua dhe u dërgua menjëherë në spital, ku u konstatua se kishte vdekur.

“Isha tek dyqani im në rrugën ‘Papaflessa’, kur dëgjova disa krisma. Menjëherë dola jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe pashë se plumbat kishin qëlluar një makinë të tipit ‘Lancia’ ku gjendej shqiptari”- tregon një dëshmitar okular për “Protothema.gr”, ndërsa një tjetër dëshmitar ka thënë se i dha ndihmën e parë shqiptarit dhe e dërgoi në spital.

“Sapo e pashë që ai ishte i plagosur, u futa në makinën e tij dhe i kontrollova pulsin për ta parë nëse ishte gjallë, dhe pashë që ai merrte frymë. Më pas e vendosa në makinën time së bashku me djalin tim dhe dy shokë dhe e dërguam në spital”- ka thënë dëshmitari, ndërsa shton se ai njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.

Shqiptari u qëllua me dy plumba në kraharor nga dy persona që lëviznin me motor, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, pasi 35-vjeçari ishte i skeduar për trafik droge. /LAPSI.AL/ 

Share: