Home KRYESORE Vrasja në Durrës, zbardhet dëshmia e vajzave me “Smart”

Vrasja në Durrës, zbardhet dëshmia e vajzave me “Smart”

Zbardhet dëshmia e dy vajzave që u takuan me Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, vetëm pak para atentatit, ku persona ende të paidentifikuar i ekzekutuan brenda makinës së tyre në Sukth.

‘Panorama’ raporton se janë identifikuar vajzat që janë takuar me dy të ndjerët para atentati dhe janë marrë në pyetje nga policia. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit konfirmojnë se Dalipaj dhe Dautaj pak orë para atentatit janë takuar me dy vajza në një pikë karburanti.

Vajzat janë identifikuar nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë së karburantit dhe janë thërritur, nga ku janë marrë në pyetje me hollësi për detaje që do t’i shërbejnë hetimit.

Dy mikeshat e viktimave, emrat e të cilave Policia nuk i bën të ditur për shkak të sekretit hetimor, kanë rrëfyer me detaje takimin e fundit me Ervin Dalipajn dhe Xhino Dautajn.

Vajzat kanë pranuar se janë takuar me ta në një karburant pranë zonës ku ndodhi atentati dhe se me ta kanë pirë veçse një kafe të shkurtër.

“Kemi pirë një kafe të katërt. I kërkuam Ervin Dalipajt që të na ndihmonte që të kalonim në kolaudimin e Durrësit një makinë. Pasi biseduam, ai na premtoi se do ta zgjidhte me disa të njohur të tij te kolaudimi. Na dha para që ne të dyja të shkonim të hanim një drekë si fillim, dhe pastaj do të ritakoheshim që të shkonim për makinën. Na thanë se do të shkonin te kolaudimi, kur u ndamë me ta. Por u kanë zënë pritë dhe nuk arritën dot të mbërrijnë atje”, janë shprehur në Polici dy vajzat, që sipas të dhënave kanë qenë mikesha të Dalipajt dhe Dautajt.

Sipas dëshmisë së dhënë, asnjëra prej tyre nuk kanë qenë në dijeni për ngjarjen dhe aktivitetin e tyre.

Vajzat kanë rrëfyer se ngjarjen e mësuan nëpërmjet mediave online që sillnin njoftime në telefon.

“Me Ervinin dhe Xhinon njifemi prej disa kohësh, por thjesht shoqëroheshim me ta dhe nuk kishim dijeni për probleme konkrete të tyre në kohët e fundit”, mësohet të jenë shprehur ndër të tjera për Policinë dy vajzat me të cilat u takuan pak para atentatit Dalipaj dhe Dautaj.

Share: