Home KRYESORE Zbulohet vizita misterioze e Bashës në Itali, takohet me Presidentin e PE

Zbulohet vizita misterioze e Bashës në Itali, takohet me Presidentin e PE

Sot pasdite kryetari PD, Lulzim Basha njoftoi që ishte në një vizitë të shkurtër jashtë Tiranës për 6 orë.

Report tv ka zbuluar se kryedemokrati ishte në Itali një takim për disa orë me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Mësohet se kryetari i PD e ka vënë në dijeni Tajanin për situatën politike në vend dhe kërkesën e patjetërsueshme të opozitës për qeveri teknike në kushtet ku sipas tij, qeveria e kryesuar nuk garanton zgjedhje te lira e të ndershme për shkak të parave të drogës që janë në shërbim të tij nga krimi.

Ky takim vjen vetëm pak ditë nga data 24 prill kur është lajmëruar ardhja e Macalister. David McAllister është zv-Presidenti i Partisë Popullore Europiane dhe kreu i komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian, është një nga njerëzit e besuar të grupimit më të madh politik të të djathtës europiane dhe i kancelares gjermane Angela Merkel, por njëkohësisht edhe një i njohur i kryetarit demokrat Lulzim Basha.

Share: