Home KRYESORE 10 televizione i kundërvihen PS dhe PD për paratë e reklamave te...

10 televizione i kundërvihen PS dhe PD për paratë e reklamave te zgjedhjeve

Pronarët e dhjetë televizioneve, i janë drejtuar me një letër Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe OSBE-së, ku ankohen për ligjin e ri të mediave, për të cilin u ra dakord në marrëveshjen Rama-Basha.

Ligji i detyron mediat të transmetojnë falas reklamat e partive politike, për fushatën e 25 Qershorit. Në letër përmendet kontradikta që ekziston mes dy ligjeve. Ai për mediat dhe Kodit Zgjedhor, që bien në kundërshtim me njëri tjetrin dhe pronaret e Mediave thone qe do respketojne Kodin Zgjedhor qe prevalon para cdo ligji tjeter ne raport me zgjedhjet.

Share: