Home KRYESORE Aleati i Bashës pesimist për takimin e dytë me Ramën

Aleati i Bashës pesimist për takimin e dytë me Ramën

Nard Ndoka deklaroi se takimi që pritet të zhvillohet sot mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës nuk do të prodhojë marrëveshje mes palëve për zgjidhjen e ngërçit politik.

Kreu i PDK-së tha se Rama nuk dha shpresë për marrëveshje, ndërsa diskutimet duhet të bëhen nga negociatorët.

“Nuk besoj të ketë marrëveshje në takimin që pritet të zhvillohet sot mes Ramës dhe Bashës në Presidencë, pasi Rama nuk dha shpresë për marrëveshje. Diskutimet duhet të bëhen nga negociatorët dhe liderët duhet të firmosin. Ka shume gjasa të ketë një dështim të paralajmëruar”- ka thene Nard Ndoka.

Share: