Home KRYESORE Ariun dhe Shumicen e vret pesha e vet…

Ariun dhe Shumicen e vret pesha e vet…

Nga Kreshnik Collaku

Nuk e kam pelqyer kurre gjuetine,me duket shume mizore. Por shpesh,eshte intresante te flasesh me gjahtare. Tregojne histori te bukura edhe kur nuk thone te verteta. Sidoqofte,nje nga keto histori me ka mbetur ne menyre te cuditshme ne mendje.

Dikur, nje gjahtar me tregonte se nje nder kafshet me te veshtira per tu gjuajtur ishte ariu. Ariu ka lekure te trashe dhe shume muskul. Eshte kafshe qe nuk ka frike,kur sulmon e ben me gjithe vrull e nerv.Jo cdo plumb e vret dhe duhet qelluar sakte per ta vrare. Duhet qelluar ne koke mes syve,ose ne zemer.

Cdo plage tjeter e terbon me keq dhe nje plagosje shton me tej rrezikun se ne gjah mund te kthehet gjahtari. Sulmi tij eshte i cmendur e nuk di te ndalet.

+Ne Tiranen politike ka krize. Opozita ka ngritur nje Cader si shenje se zhvillimi politik i vendit ka ndalur. Mediat, analistet , vemendja e qytetareve eshte mberthyer aty. Dhe ata qe e mbeshtesin dhe ata qe mallkojne Cadren ,nuk e shmangin dot. Qeveria dhe Kryeministri luajne ne extremin e energjive dhe mundesive per ta injoruar, percmuar cadren.

Cadra eshte bere simboli dhe shtatmadhoria e liderit te ri te Opozites. Dyshimi ia le vendin cdo dite bindjes se ai kerkon nje Republike te Re.

Republike e Re si sherim i paudhesive 27 vjecare te nje Demokracie here te cale , here paplote, here te keqkuptuar..qe te gjithe,te ditur e te paditur,e quajme Tranzicion.

Gjahtaret kur tregojne metodat e gjuajtjes se ariut, rrefejne shume menyra.Disa flasin per gropa te thella ne pyll ku ariu mund te bjere dhe pastaj qellohet nga siper. Kjo duket e komplikuar. Te tjere per organizime grupesh per gjuajtjen e tij. Arma e nje gjuhetari te vetem nuk e vret. Ata tregojne se me efikaset ne gjuetine e ariut jane indianet e vjeter te amerikes.

*Ne Tirane situata politike cdo ore rendohet. Kryeministri dhe drejtuesi i shumices parlamentare refuzon kokfortshem kerkesen e opozites. I sigurte se keqqeverisja e kater viteve,ekonomia ne sgrip,ikja masive nga vendi,gjendja e rende e kriminalitetit nuk e demton. Nuk e demton per sa kohe ka sigurar mekanizmin e ri te fitoreve te thella. Blerja e votes eshte kthyer ne industri.

Perfliten disa miliarde ne euro. Kombinim perfekt me varferine ekstreme.

Ideja cinike se me euro mund te blesh varferine e dinjitetin e kujtdo,nuk eshte vetem ide. Lideri maxhorances ka nje projekt konkret deri ne detaje.

E pamundur te mos funksionoje.

Gjahtaret rrefejne se indianet e vjeter perdorin nje teknike te thjeshte per te vrare ariun. Nje heshte druri te forte me maje ne lartesine e njeriut. Ndryshe nga cdo strategji pritese ,ky lloj gjahtari e kerkon prehen. Ne kete variant eshte gjahtari qe i ofrohet gjahut. Ariu e ndjek dhe e sulmon. Beteja duket e pabarabarte. Gjahtari ka vetem nje heshte druri. Pesha fizike e gjahtarit eshte sa gjysma e ariut. Madje preferohen gjahtare me trup te imet. Gjahtari gjen nje terren te forte,toke ose shkemb ku te mbeshtetet. Mban drejtuar heshten e drurit me maje te mprehte dhe qendron ne pritje. Ariu sulmon vrullshem.Pesha e forca e tij e tejkalon gjahtarin.

*Ne Tirane gjithcka eshte ne kontroll te shumices. Cdo institucion,media,te varur e te pavarur jane kliente te qeverise. Propaganda dhe eurot me destinacion te percaktuar mpijne e blejne cdo reaksion ndaj shumices.

Ligji eshte vetem nese ate e zbaton shumica.

Per pak jave ka nje date zgjedhore. Shumica eshte e bindur te shkoje e vetme. Shperfill kerkesen e opozites per rregulla loje.

Tallet e percmon ate.

Senderton projektin per asgjesimin e opozites.

Mendjendriturit ne sherbim shtrojne platformen ideologjike. Opozita e mbaroi misionin historik. Zgjedhjet pa opozite mund te jene te ligjshme. Kushtetuta nuk parashikon zgjedhje pa opozite. Kushtetuta nuk parashikon as rilindjen e Diktatures,gjithashtu.

Opozita qendron.

Opozita shpall nje fe te re dhe me te lashten. Besimin tek e Drejta dhe e Verteta.

Shumica nuk e kishte perfshire ne llogari besimin e ri. Kapet e papergatitur. Pesha e madhe dhe etja per me shume e zhvendosin per inerci. Kapin institucionin e vetem te mbetur ,zgjedhin presidentin me nje salle te pergjysmuar. Refuzojne cdo lloj kompromisi me opoziten. Porosisin nje opozite fasade. Jane te trembur e te pasigurte se cpo bejne, por nuk ndalen dot. Pesha e madhe i terheq per inerci.

Nxjerrin listat. Medioker te pasur ,dhe entuziaste naive gelojne ne to.Emerojne nje Opozite Fasade. Po shkojne drejt zgjedhjeve per te fituar nje beteje pa rivale ne fushe. Jane te sigurte cdo te bejne deri ne diten e zgjedhjeve…askush nuk ka menduar cdo te ndodhe te nesermen.

Gjahtari i mbeshtetur fort ne toke pret sulmin final. Ariut,pesha e madhe dhe inati ia shton vrullin e sulmit. Ariu kerkon te fshije cdo gje i del perpara,me syte e errur nga terbimi dhe epersia fizike.

Ariu sulmon, gjahtari eshte ne toke.

Por heshta eshte ngritur.

Ne goditjen fatale per ta shtypur gjahtarin ariu bie siper heshtes. Heshta e brishte ka shenjestruar zemren e ariut. Heshta e shpon dhe pesha e ariut e ndihmon efektin e saj duke e kaluar pertej dhe duke lene te ngordhur ne vend kafshen.

Pesha e ariut dhe vrulli sulmit te tij ishin aleati me i mire i gjahtarit te brishte por me zemer te forte.

*Opozita lajmeron se nuk terhiqet ndaj sulmit te vrullshem e peshes se rende te shumices.

Opozita pret,me qetesi dhe zemer te forte.

E mbeshtetur fort ne toke dhe me heshten lart..si gjahtari i lashte indian.

Shumica si dhe Ariu fundin e ka te paracaktuar.

Pesha e madhe eshte armiku kryesor i tyre.

Ariun dhe Shumicen e vret pesha e vet.

Share: