Home KRYESORE Arrestohet shqiptari më i kërkuar në Europë

Arrestohet shqiptari më i kërkuar në Europë

Një shqiptar nga Kosova, i cili ka qenë i pari në listën e Interpolit si njeriu më i kërkuar në Europë është arrestuar në Kosovë ditën e djeshme. Të paktën kështu raportojnë mediat në Austri, ndërkohë që në Kosovë ende nuk ka asnjë reagim.

Ai është Hime Lufaj i cili ka qenë në kërkim që nga viti 2009. Lufaj ka qenë edhe ndër njerëzit më të kërkuar në Austri. Ai akuzohet për grabitje me pasojë plagosjen e rëndë dhe si, edhe disa grabitje të tjera me armë.

Share: