Home KRYESORE Babai i 16-vjeçares te vdekur ne spital: Ja cfare U thamë mjekëve:

Babai i 16-vjeçares te vdekur ne spital: Ja cfare U thamë mjekëve:

Babai i 16-vjeçares që ndërroi jetë në spitalin privat Continetal gjatë një operacioni, ka dëshmuar edhe ai në polici duke u shprehur se prindërit e 16-vjeçares i kishin vënë në dijeni mjekët se vajza ishte pak alergjike, por ata i janë përgjigjur se nuk ka ndonjë problem dhe se e kanë parasysh këtë gjë!

Pas operacionit mjekët janë shprehur se vajza kishte patur komplikacione dhe temperaturë. Mjekët dhe familjarët kanë pritur që vajzës së re t’i dalë narkoza, por diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe raportohet qe 16-vjeçarja ka ndërruar jetë në pas mesnate.

Sipas të dhënave paraprake te pakonfirmuara akoma nga institucionet perkatese, ka qenë pikërisht sasia e narkozës ajo që mund ta ketë çuar drejt vdekjes adoleshentën, ndërsa mjeku anestezist ka tentuar të vrasë veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital…

Share: