Home KRYESORE Basha ‘tagon’ Ramën në Facebook: Eja ne debat. Mos ki frikë!

Basha ‘tagon’ Ramën në Facebook: Eja ne debat. Mos ki frikë!

Lulzim Basha ka ftuar sërish Edi Ramën për të zhvilluar një debat politik para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, por kësaj rradhe ftesa është bërë në rrjetin social te Facebook.

Basha i shkruan Ramës se është kulturë demokratike të debatosh para njerëzve dhe ata të gjykojnë. Në këtë status kreu i PD-së i ka bërë edhe “Tag” Ramës (ka bashkangjitur profilin e Ramës në postim). Postimi i Bashës mbyllet me dy hashtage (shënime): ‘Prano Debatin!’ ‘Mos ki frikë!’

Share: