Home KRYESORE Çështja Doshi, gjyqi te Krimet e Rënda, ja cilët janë 7 politikanët...

Çështja Doshi, gjyqi te Krimet e Rënda, ja cilët janë 7 politikanët që do të dëshmojnë

Gjykata për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për pyetjen si dëshmitarë në gjyqin me të pandehur Durim Bami, për skenarin e tentativës për vrasjen e deputetit Tom Doshi, të Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mes 53 dëshmitarë në total të kërkuar nga organi i akuzës në procesin gjyqësor në ngarkim të deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të cilët po gjykohen për akuzën e “kallëzimit të rremë”, janë Edi Rama, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Saimir Tahiri, Sali Berisha, Edi Paloka si dhe Spartak Braho.

Sipas Prokurorisë, në vitin 2014 ata kanë “fabrikuar” prova të rreme për një skenar eliminimi të deputetit Doshi. Të 53 dëshmitarët e prokurorisë u kërkua të pyeten si të tillë edhe nga mbrojtësi i deputetit Doshi. Njëkohësisht, avokati kërkoi si dëshmitar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, por gjykata nuk e ka pranuar.
Share: