Home KRYESORE “Çfarë premtimesh do sajosh në fushatë kur s’ke palë kundra”, Rama i...

“Çfarë premtimesh do sajosh në fushatë kur s’ke palë kundra”, Rama i përgjigjet komentuesit

Përmes një foto në rrjetin social ‘Facebook’ kryeministri Edi Rama ka ironizuar takimin e parë të zhvilluar me kreun e PD-së Lulzim Basha në presidencë për zgjidhjen e ngërçit politik.

Disa nga ndjekësit komentojnë në statuset e Ramës, duke iu referuar edhe situatës aktuale. Një nga komentuesit i shkruan kryeministrit të gjejë zgjidhje për ngërçin politik, ndërsa e pyet se çfarë premtimesh do bëjë në fushatë kur nuk ka palë kundra.

Komentuesi: Unë nuk kuptoj cfare propagande, premtimesh apo rrenash do sajosh ne fushate se nuk ke pale kundra, si politikan i zoti qe pretendon qe je duhet te gjesh një zgjidhje për ngërçin e tanishëm.

Replika e Ramës: Ngërçin e PD duhet ta zgjidhni ju qe jeni me ate parti, unë as jam me ate parti, as kam detyre t’i zgjidh ngërçet! Sa per premtimet e rrenat, ka aq shume ne cader sa nuk ka nevoje për rrenacake te tjere Shqipëria.

Share: