Home KRYESORE Detajet e atentatit ndaj kryekomunarit të Bogovinës, ish-punonjësi i zbrazi gjithë pistoletën

Detajet e atentatit ndaj kryekomunarit të Bogovinës, ish-punonjësi i zbrazi gjithë pistoletën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur gjithë rajonin e Bogovinës por edhe gjithë Maqedoninë, pas vrasjes së kryetarit të komunsës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Vrasjen e kryetarit e ka kryer ish punonjësi i Komunës së Bogovinës, i cili tani është i lënduar në kokë dhe është transferuar në Shkup. Tani për tani ende nuk dihen motiviet e kësaj ngjarje makabre.

Personi në fjalë ka shkrehur gjithë plumbat në pistoletë duke i shkaktuar plagë të vdekjeprurëse kryetarit të komunës Bogovinës.

Vrasja është kryer në një kafe në Bogovinë. Sipas informacioneve jo zyrtare në teren flitet se ka ndëruar jetë edhe një person tjetër, i cili ka marrë pjesë në këtë incident, njofton tv Koha.

Kush ishte Hazbi Idrizi

U lind më 21 mars, vitit 1959 në Bogovinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe shkollën e mesme të ekonomisë në Gostivar. Më 1985 u diplomua në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ka punuar si kontabilist i autorizuar prej 1985 deri më 1995.

Deri më vitin 2000 ka qenë kryetar i Këshillit të Komunës së Bogovinës,e gjatë periudhës 1998 deri më 2000 ka qenë drejtor i Fondit për rrugë lokale në komunën e Tetovës.

Prej vitit 2000 deri më 2005 ka qenë kryetar i komunës së Bogovinës, pastaj prej marsit të vitit 2005 ka qenë udhëheqës i seksionit për ZHEL në komunë, prej vitit 2007 deri 2008 drejtor i NP ,,Shari”. Flet gjuhën maqedonase, frenge dhe serbe. I përdor MS Word, MS Excel, Internet.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 për herë të dytë u zgjodh kryetar i komunës së Bogovinës, Gjatë këtij mandate ai arriti të merrte shumë projekte nga fondacionet e huaja dhe kështu edhe në zgjedhjet e vitit 2013 ai fitoi bindshëm postin e të parit të kësaj komune qe e ushtroi deri ditën e sotme.

Share: