Home KRYESORE Djali përfshihet nga flakët, çfarë fshihet pas fotos që po bën xhiron...

Djali përfshihet nga flakët, çfarë fshihet pas fotos që po bën xhiron e rrjetit?

Në Venezuelë prej ditësh kanë nisur protestat kundër Presidentit të vendit, Nicolas Maduro. Por gjatë ditës së djeshme protestat janë përshkallëzuar edhe më shumë, pasi mbi protestuesit është ushtruar dhunë nga forcat e policisë.

Fotografia e një protestuesi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ai është mbuluar nga flakët, pasi policët për të trembur protestuesit kanë gjuajtur drejt tyre me gaz. Skenat nga protestat ngjasojnë me ato të filmave aksion.

Ajo ç’ka ka tërhequr më shumë vëmendjen janë duart e protestuesit, cilat zgjaten sikur kërkon t’i ofroj dikujt ndihmë dhe jo të kërkonte ndihmë për t’u shpëtuar flakëve që i kishin pushtuar trupin. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur, por protestuesi është në gjendje kritike për jetën.

Share: