Home KRYESORE E enjtja vendimtare për zgjedhjet e 18 qershorit, ja çfarë pritet të...

E enjtja vendimtare për zgjedhjet e 18 qershorit, ja çfarë pritet të ndodhë

Duket që fati i zgjedhjeve është në dorë të Kolegjit Zgjedhor.

Ditën e enjte, Kolegji do të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e partisë Aleanca Popullore dhe partisë Agrare Ambientaliste për shpalljen e pavlefshmërisë së regjistrimit të listave të kandidatëve.

Ky vendim i 18 majit, pritet t’i japë zgjidhje dhe propozimit të opozitës e cila kërkon shtyrjen e zgjedhjeve.

Nëse Kolegji Zgjedhor del kundër KQZ për pranimin e listave me një ditë vonesë, ky vendim do të rrëzojë edhe datën 18 qershor për zgjedhjet, duke kthyer të gjithë procesin në pikën zero.

Kjo do të detyrojë edhe Presidentin që të caktojë një datë të re për zgjedhjet.

Partia Aleanca Popullore, me kryetar Artur Dojakën, dhe  Partia Agrare Ambientaliste, i jane drejtuar Kolegjit Zgjedhor me nga një kërkesë, ku kërkojne pavlefshmëri të regjistrimit të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Kërkojmë gjykimin e çështjes në themel, duke vendosur çregjistrimin e listave shumemërore të kandidatëve për deputet si të depozituara jashtë afatit të përcaktuar në nenin 67 të Kodit Zgjedhor”, thuhet në kërkesën e PAP-së dhe PAA që padisin KQZ-në.

“Duke qenë se Kodi Zgjedhor e përcakton afatin e dorëzimit të listave duke përcaktuar një periudhe 50-ditore, pra afatit të përcaktuar me ditë. Kjo periudhë përcaktohet thjesht duke numëruar 50 njësi ditore që i paraprinë datës 18 qershor 2017”, thuhet në kërkesën e AP-së.

Kolegji hodhi shortin dhe u caktua 5-shja gjykuese: Relator Astrit Kalaja dhe anëtar Sotiraq Lubonja, Lindita Sinani, Tomor Shkreli dhe Gjin Gjoni. Kërkesa e PAP-së u bë pas asaj të opozitës, por Kolegji vendosi që ta shqyrtojë këtë kërkesë para asaj të PAA-së. U vendos data 18 maj, pra e njëjta datë kur do shqyrtohet kërkesa e PAA-së, por 2 orë më herët. Padia e PAP-së do shqyrtohet në orën 10:30.

Ndersa relatori i çështjes për PAA është gjyqtari Gjin Gjoni, ndërsa katër anëtarët e tjerë janë Tomorr Shkreli, Sotiraq Lubonja, Ridvan Hado dhe Artur Malaj. Kërkesa në emër të opozitës është bërë nga Partia Agrare Ambientaliste, e cila është miratuar me vendim të KQZ-së si parti pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit, por që nuk depozitoi listën e saj të kandidatëve për deputet.

Opozita këmbëngul se listat e partive me kandidatët për deputet janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, duke pretenduar se data përfundimtare ka qenë 28 prilli në orën 24:00 dhe jo 29 prilli, ditë kur partitë dorëzuan listat me emrat e kandidatëve.

Share: