Home KRYESORE Ekzekutorët e përgjakjes së Ziadin Selës duhet të ndëshkohen në mënyrë shembullore

Ekzekutorët e përgjakjes së Ziadin Selës duhet të ndëshkohen në mënyrë shembullore

Nga Artan Dika

Ngjarjet e javës së kaluar në kuvend nuk mund të lejohet të kalojnë pa u ndëshkuar. Ekzekutorët e përgjakjes së Ziadin Selës duhet të ndëshkohen në mënyrë shembullore deri në një. Për ta siguruar këtë shqiptarët duhet ta marrin ministrinë e brendshme (por jo si tani me jeshila) dhe t’i kenë duart e lira në këtë punë. Ndryshe pjesëmarrja në pushtet nuk do të kishte kuptim.

Ekzekutorët janë jo pak dhe të gjithë duhet të dënohen deri tek i funditi, në një gjykim të vetëm të përbashkët, por nuk duhet të lihet pa u dënuar edhe banda e organizatorëve nën drejtimin e çalamanit. Çalamani është koka e krimit të organizuar antishqiptar. Ngjarjet e deritanishme, e sidomos ato të 27 prillit, tregojnë se kjo bandë nuk do ta lëshojë pushtetin shpejt e lehtë dhe pa konflikte të tjera. Kam frikë se ata kryesorët në fund do të të tentojnë të ikin jashtë vendit, për t’i ikur ndëshkimit.

Sulmi ndaj Ziadin Selës nuk ishte sulm ndaj një personi, por shfryrje e urrejtjes kafshërore ndaj gjithë shqiptarëve, andaj nëse shteti nesër nuk i ndëshkon kriminelët rëndë dhe deri në një për krimin e kryer, shqiptarët nuk kanë më çfarë të presin mirë as nga ky shtet, as nga ky vend.

Share: