Home KRYESORE Himarë, gjendet i vetëvarur në banesë 35-vjeçari

Himarë, gjendet i vetëvarur në banesë 35-vjeçari

Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij, në Tërbaç të Himarës. Burime policore bëjnë të ditur se rreth orës 17:50, shtetasi me inicialet E.B, 35 vjeç, është gjetur i vetëvrarë nga familjarët e tij. Me të marrë njoftimin, në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor.

Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklaratat e familjarëve, dyshohet se personi ka patur probleme mendore kohët e fundit, por grupi grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share: