Home KRYESORE Idrizi xheloz pse Dash Tahiri ka zene vendin e tij ne listen...

Idrizi xheloz pse Dash Tahiri ka zene vendin e tij ne listen e PD, Vlore…

Në ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi komentoi listat e kandidatëve për deputetë dhe shtoi se vota për Dashamir Tahirin që ndodhet i pesti në listën e PD-së në Vlorë është një votë për Vangjel Dulen!

Kujtojmë se Shpëtim Idrizi deri tani nuk ka shkuar ne Parlament per shkak te votes se drejtpërdrejte te Çameve dhe kete legjislature te fundit ishte aty nga listat e partise demokratike dhe me pare nga listat e partise sociliste.

Ndersa Dashamir Tahiri ka garuar gjithmone me siglen e Camerise, pervec ketij rasti te fundit qe eshte ne listat e PD e ndaj te cileve ka demostruar qe ne parlament besnikeri politike. Çamet njihen si elektorate i djathte ne fakt dhe me siguri ne Vlore do votojne ne mase Tahirin duke ndihmuar PD.

Shpetim Idrizi eshte numri 1 i PDIU dhe kish shpresuar qe partia demokratike te mos hynte ne zgjedhje sepse kjo gje i garantonte atij veten ne Parlament, por ndoshta edhe Mesila Dodes e cila ishte ne parlament po nga vota e partise demokratike. Tashme qe PD eshte ne gara gjasat qe edhe Idrizi te jete ne parlamentin e ardhshem jane shume te vogla.

Tani Idrizi nuk ka cti beje “gomarit” dhe i bie “samarit”. Duke patur frike qe humb edhe ne Vlore, thote qe vota per Camin Dashamir Tahiri eshte vote per Vangjel Dulen…!

Share: