Home KRYESORE Itali, 80 të zhdukur pas fundosjes së një anije me emigrantë

Itali, 80 të zhdukur pas fundosjes së një anije me emigrantë

Rreth 80 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë rezultojnë të zhdukur në brigjet e Libisë, raportuan sot pranë Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR) të mbijetuarit që mbërritën në Itali.

Rreth 132 persona ndodheshin në një gomene që u nis të premten nga Libia dhe për shkak të mbingarkesës pas disa orësh anija nisi të fundosej. Vetëm 50 persona mundën të shpëtonin nga një anije tregtare, e cila i zbarkoi të dielën në Siçili.

Share: