Home KRYESORE Ja deputetët më të varfër dhe me borxhe në Kuvend

Ja deputetët më të varfër dhe me borxhe në Kuvend

Burimi kryesor i të ardhurave të disa ligjvënësve shqiptarë janë paga, dietat, pagesat për telefonin dhe udhëtimet, që burojnë nga statusi i deputetit. Nëse për disa deputetë, paga si ligjvënës zë një peshë të papërfillshme në të ardhurat e përgjithshme vjetore, për shumë kolegë të tyre, paga që buron nga puna në Parlament përbën të ardhurat në tërësi. Deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, për vitin 2016, ka deklaruar pranë ILDKP vetëm pagën si ligjvënëse 2 780 960 lekë.

Shkjau thotë se ka marrë një kredi 18 900 000 lekë, nga e cila ka shlyer 1 079 137 lekë. Ndërkaq, deputeti, njëherësh kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se ka vetëm 190 mijë lekë cash. Deputeti Vasili, në deklaratën e pasurisë, nuk deklaron asgjë tjetër, përpos pagës si deputet. Edhe deputeti demokrat, Alban Zeneli deklaron si të ardhura vjetore për 2016 vetëm pagën si deputet dhe një kredi 140 mijë euro, ku ka shlyer 7 mijë euro.

Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade deklaron gjithashtu si të ardhura vetëm pagën vjetore si deputete, ndërsa thotë se ka tërhequr 11 000 000 lekë nga llogaria bankare, gjatë vitit 2016, për të ndihmuar një të afërt, i cili ka qenë sëmurë, raporton “Shqiptarja.com”. Zonja Dade vijon të paguajë një kredi për strehim. Ndërsa, deputeti i Partisë Socialiste, Namik Kopliku thotë se gjatë vitit 2016, i kanë vjedhur 5 mijë euro në banesë. Gjithashtu, deputeti Kopliku deklaron të ardhura modeste.

Dashamir Peza
Deputeti i Partisë Socialiste Dashamir Peza, referuar deklaratës së pasurisë, rezulton i zhytur në borxhe. Peza deklaron një kredi bankare, nga e cila ka shlyer 18 mijë euro, ndërsa detyrimi i mbetur është 173 878 mijë euro. Po ashtu, Peza ka një tjetër kredi, ku ka shlyer 3 753 euro, ndërsa detyrimi i mbetur është 21 542 euro. Deputeti socialist deklaron gjithashtu një tjetër kredi, ku detyrimi i mbetur është 282 000 euro. Peza deklaron sërish një kredi, ku detyrimi i mbetur është 45 mijë euro si dhe një overdraft 575 526 lekë. Sa i takon burimit të të ardhurave, Peza deklaron vetëm pagën si deputet 2 483 183 lekë dhe pagën e bashkëshortes 2 950 000 lekë.

Deputetët me kredi dhe më me pak të ardhura

Esmeralda Shkjau, deputete e PS
Kredi 18 900 000 lekë, shlyer 1 079 137 lekë.
Paga si deputete, 2 780 960 lekë.

Alban Zeneli, deputet i PD
Kredi 140 mijë euro, shlyer 7 mijë euro.
Llogari rrjedhëse e pagës, 200 000 lekë.
Paga si deputet, 2 498 730 lekë.

Adelina Rista, deputete e PS
Depozitë bankare, 503 232 lekë.
Të ardhura nga paga si deputete, 3 379 659 lekë.
Pensioni i bashkëshortit, 178 191 lekë.

Alfred Peza, deputet i PS
Pakësuar llogaria e pagës, 101 078 lekë.
Llogaria e pagës, 95 964 lekë.
Të ardhura si deputet, 2 483 718 lekë.
Mirela Ndini, bashkëshortja, llogari i pagës, 3 lekë.
Të ardhura nga paga, 823 780 lekë.

Anduel Xhindi, deputet i PS
Kredi për blerje makine, 2 162 000 lekë.
Overdraft 390 000 lekë.
Paga si deputet, 2 894 190 lekë.

Arta Dade, deputete e PS
Tërheqje nga llogaria bankare, 11 000 000 lekë.
Kredi për strehim, 300 000 shlyer për një vit.
Paga vjetore si deputete, 2 905 501 lekë.

Bedri Mihaj, deputet i PD
Kredi për blerje shtëpie, 30 mijë lekë.
Të ardhura si deputet, 2 531 807 lekë.
Paga e bashkëshortes, 522 521 lekë.
Pensioni si ish-ushtarak, 149 231.

Dashamir Peza, deputet i PS
Kredi bankare, shlyer 18 830 euro, detyrimi i mbetur 173 878 euro.
Kredi bankare, shlyer 3 753 euro, detyrimi i mbetur 21 542 euro.
Kredi bankare, shlyer 38 389 euro, detyrimi i mbetur 282 000 euro.
Overdraft i lidhur me pagën, shlyer 252 620 lekë, 575 526 lekë.
Kredi bankare, shlyer 2 403 euro, detyrimi i mbetur 45 000 euro.
Paga si deputet, 2 483 183 lekë.
Paga e bashkëshortes, 2 950 000 lekë.

Eduard Bejko, deputet i PS
Kursime nga paga, 1 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 2 871 109 lekë.
Pensioni i nënës, 239 076 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si laborante në Tiranë, 456 304 lekë.

Eleina Qirici, deputete e PD
Të ardhura nga paga si deputete në Kuvend, 3 283 723 lekë.
Të ardhura si pedagoge në Korçë, 124 245 lekë.
Të ardhura si pedagoge pranë UET, 500 euro.

Gerti Bogdani, deputet i PD
Vazhdon shlyeja e kredisë, detyrimi i mbetur 13 986 lekë.
Marrje kredia, 15 mijë euro.
Paga si deputet, 2 324 263 lekë.
Paga e bashkëshortes, 138 000 lekë.

Luljeta Arapi, deputete e PS
Të ardhura si deputete, 3 312 610 lekë.
Bashkëshorti të ardhura nga dalja në pension, 264 000 lekë.

Ylli Ziqishti, deputet PS
Të ardhura nga paga si deputet, 2 616 496 lekë.

Ulsi Manja, deputet i PS
Të ardhura nga paga, 2 873 796 lekë.
Paga e bashkëshortes, 902 422 lekë.

Petrit Vasili, deputet, kryetar i LSI
Gjendje cash, 194 239 lekë.
Paga si deputet, 2 972 199 lekë.

Share: