Home KRYESORE Ja për çfarë po negociojnë tani PS dhe PD

Ja për çfarë po negociojnë tani PS dhe PD

Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee kak rihapur negociatat mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë. Pas një takimi 60 minutësh kokë më kokë me kreun e PD-së, Lulzim Basha mësohet se Yee ka bërë të qartë se opozita duhet të hyjë në zgjedhje duke sjellë një paketë të ndërmjetme të asaj që propozoi numri “2” i PPE-së David McAllister.

Burimet nga selia blu thanë se Yee i ka thënë Bashës se DASH mbështet platformën “McAllister”. Kjo paketë kishte në thelb dhënien e një zv.kryeministri opozitës dhe disa zv.ministra. i jepen gjithashtu opozitës disa poste të tjera si kreu i KQZ-së.

Basha ka kërkuar kohë deri nesër për të dhënë një mendim mbi propozimin e bërë. Në diskutim është hedhur edhe data e zgjedhjeve që sipas opozitës duhet shtyrë për t’i dhënë garanci asaj./lapsi.al

Share: