Home KRYESORE Lista e kryetarit. Po vazhdoni te merreni me emrat por jo me...

Lista e kryetarit. Po vazhdoni te merreni me emrat por jo me thelbin: Sistemi dhe standartet.

Nga Erjona Rusi

Basha e tha vete: Lista ime (madje sipas Berishes-lista ekskluzive e kryetarit). Po nje pyetje kam: Pse duhet ti zgjedhe kryetari kandidatet dhe jo kryesia, anetaresia apo forumet drejtuese. Pra kur nuk ke demokraci brenda shtepise tende, do ma sjellesh mua?

Dhe te kuptohemi kete standard kane edhe partite e tjera dhe kam po te njejten kritike edhe per to. Por shume menduan (sidomos ata qe qendruan per 3 muaj ne ate çader) se Basha kish nisur ndryshimin dhe e besuan ngaqe premtoi permbysjen e Republikes se vjeter (sistemin e vjeter)

Sa per zgjedhje te lira dhe te ndershme, duhet te jene te tilla per te gjithe garuesit e jo vec per partite ne pushtet pra PS-PD-LSI. E per sa kohe nuk u be asnje ndryshim thelbesor ne kodin zgjedhor, vijon te jete po ai i sistem i çale dhe i manipulueshem. Ketu mbaron, per mua, diskutimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme.

P.s: sqarim per miqte e mi demokrate duke i kujtuar qe une nuk pata asnje pike dyshimi. Por, por-ai qe ju kritikon ju do me te miren se ndryshe s’do harxhonte kohe me ju ????

Share: