Home KRYESORE Marrëveshja/Basha “mbyll” çadrën pas takimit…

Marrëveshja/Basha “mbyll” çadrën pas takimit…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit disa orësh me Kryeministrin Edi Rama, ku u arrit marrëveshja që i jep fund krizës politike në vend, ka shkuar në “çadrën e lirisë”.

Basha është pritur me ovacione sapo ka dalë nga Kryesia e Kuvendit, ndërsa për mbështetësit e opozitës që prej 88 ditësh ndodhen në çadër ka dhënë lajmin për arritjen e marrëveshjes bazuar në paketë “McAllister Plus”.

Basha ka falenderuar mbështetësit e opozitës që prej gati 3 muajsh protestonin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Tashmë pritet që PD dhe aleatët e saj t’i japin fund edhe protestës në çadër, e cila u ngrit që në 18 Shkurt.

Share: