Home KRYESORE Meta thumbon Ramën në ERTV

Meta thumbon Ramën në ERTV

Në një takim me veteranë dhe të afërm të tyre, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk i kursyen shpotitë politike midis tyre. Ndersa Rama vijoi me humorin e vjetër se Meta përfaqëson edhe PD – në në postin e presidentit, mori pergjigje te menjehershme nga Presdienti i Ri Meta.

Rama: I jap fjalën presidentit ë zgjedhur, që për hir të së vërtetës, falë talentit politik ka arritur të jetë sot jo vetëm përfaqësuesi juaj dhe joni, por edhe i palës tjetër. Pala tjetër nuk e pohon, por edhe nuk e mohon, por me kohë do të fillojë ta pohojë. Unë po ulem pranë bashkëkryetarit të ri të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, shokut tim Petrit Vasili”.

Meta “Falenderoj ish bashkëkryetarin tim të aleancës pasi unë s’jam më ai vazhdon të jetë, dua të flas fare shkurt. Një nga themeluesit e BE ka thënë që “jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell, por nuk shohim të gjithë të njëjtin horizont”.

Deklaratat u transmetuan live në ERTV ne facebook ku ka shume shikues.

Share: