Home KRYESORE Ndalohet dalja nga Shqipëria e 9 ministrave, 26 politikanëve, 98 drejtorëve, 15...

Ndalohet dalja nga Shqipëria e 9 ministrave, 26 politikanëve, 98 drejtorëve, 15 kryebashkiakëve e 31 deputetëve

Lista e plotë e të bllokuarve për të dalë nga Shqipëria ka në përbërje emrat e 17 ministrave e ish-ministrave, të 42 politikanëve e ish-politikanëve, të 123 drejtorëve e drejtorëve rajonalë akutalë, të 10 kryepolicëve e ish-kryepolicëve, të 29 kryedoganierëve e ish-kryedokanierëve, të 79 pushtetarëve e ish-pushtetarëve lokalë dhe të 64 deputetëve e ish-deputetëve të cilët sipas filtrit të shërbimeve sekrete të huaja e vendase rezultojnë me veprimtari “blozë” krimi e korrupsioni

Futet në veprim zbatimi i raportit të datës 20 prill, i paraqitur për politikën e shtetin shqiptar prej i hartuar e diktuar prej OSBE-SHBA si kusht bazë për hapjen e negociatave për pranimin në BE, lidhur me pastrimin e politikës dhe administratës publike prej individëve të lidhur me botën e krimeve, duke bërë madje edhe izolimin e tyre, deri në çuarjen përpara drejtësisë. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf” brenda kupolës të Policisë së Shtetit, 3 ditë më parë është dhënë një urdhër për gjithë shërbimin kufitar ajror, tokësor e detar, me objekt ndalimin e disa personave “VIP” të sferës politike e shtetërore, për të mos udhëtuar jashtë Shqipërisë. Kanë qenë institucionet hetimore e urdhëruese e vendim-marrëse të drejtësisë shqiptare, të cilat në bashkëveprim me urdhër nga “jashtë” kanë hartuar një listë “speciale” me emra personash me poste të larta publike në shtet, pushtet e politik, të cilën e kanë depozituar në të gjithë pikat e kalimit të kufirit shqiptar e shërbimeve kufitare të shteteve fqinjë, për të bllokuar daljen e këtyre personave nga Shqipëria, deri në një urdhër të dytë.

Ajo çfarë bënë përshtypje në listën e personave që janë futur në listën e mos daljes nga territori shqiptar është fakti që në “rreth të kuq” janë futur 9 ministra, 26 politikanë, 98 drejtorë qendror e rajonal, 15 kryebashkiakë e 31 deputetë aktualë. Por lista është me gjatë, mbasi brenda saj janë “qëndisur” edhe emrat e 17 ministrave e ish-ministrave, të 42 politikanëve e ish-politikanëve, të 123 drejtorëve e drejtorëve rajonalë aktualë, të 10 kryepolicëve e ish-kryepolicëve, të 29 krye-doganierëve e ish-krye-doganierëve, të 79 pushtetarëve e ish-pushtetarëve lokalë dhe të 64 deputetëve e ish-deputetëve të cilët sipas filtrit të shërbimeve sekrete të huaja e vendase rezultojnë me veprimtari “blozë” krimi e korrupsioni, më shënimin “Edhe pjestarët pjesë e çertifikatës familjare”! Kjo listë e cila kalon numrin 370 të personave shtetarë, pushtetarë e politikanë të skeduar si të futur në “operacionin” për t’u ballafaquar me drejtësinë në Shqipëri, apo jashtë saj, gjendet në të dy anët e çdo pike kalimi kufiri të shtetit shqiptar. Organet e drejtësisë që kanë hartuar këtë listë emrash, janë kujdesuar deri në detaje, duke shoqëruar çdo emër të listës së të bllokuarve, me “kartelë identiteti personal” e cila përmban dokumentet identifikuese të çdo personi, ku gjendet pasaporta diplomatike, pasaporta e shërbimit, pasaporta e zakonshme ndërkombëtare, karta e identitetit dhe fotografi “bust” për të bërë të lehtë e të saktë identifikimin e tyre! Madje, në urdhrin e lëshuar prej institucioneve të drejtësisë, detyrohet edhe bllokimi i familjarëve të tyre që janë pjesë e certifikatës familjare, kjo për shkak të rrjedhjes së informacionit nga segmente të prokurorisë, të gjykatave, të SHISH, të shërbimit kufitar e policor, me pasojë rrezikun e largimeve të tyre familjare nga Shqipëria!

Ky urdhër, ka dalë dhe është hedhur në veprim pas deklarimeve të bëra prej politikanëve, shtetarëve, drejtuesve të pushtetit lokalë dhe zyrtarëve të lartë të administratës publike e ish-shtetarëve, të cilët rezultojnë me “njolla” të vetë-deklaruara, por edhe me “damka” të pa rrëfyera në formularët e dekriminalizimit, por janë zbuluar nga shërbimet inteligjente vendase e të huaja, sidomos për ata shtetarë e politikanë që kanë jetuar, punuar, studiuar e kanë bërë “biznes” jashtë Shqipërisë e që tani janë në pushtet, në qeveri, në politik, në ligj-bërje, në ushtri, polici, bankën e shtetit, në shërbime publike, në botën universitare, si drejtues në sektorët e anti-krimit, të anti-trafiqeve, të anti-drogës, të doganave, të tatimeve, të pastrimit të parave. E për më tepër, që pas rikthimit nga “puna, shkolla e jeta” jashtë Shqipërisë, si pjesë e klientelizmit, nepotizmit dhe e “ortakërisë” në krime më shtetarët e radhës, janë emëruar ministra, janë zgjedhur deputetë, drejtorë drejtorie, shefa SHISH e SHIU, shefa kufiri, drejtues portesh, aeroporti e në krye të diplomacisë! Tashmë është hartuar Në këtë “filtër” kanë kaluar edhe drejtorë të lartë të ministrive, drejtorë rajonalë, zv/ministra, ministra, drejtues të lartë policie, shefa ushtrie, arsimi, shëndetësie, dogane, tatimesh, inspektoratesh të larta, portesh, aeroportesh, financash, ujësjellësish, diplomatë të çdo rangu që shërbejnë në selitë diplomatike në botë e në administratën qendrore në Ministrinë e Jashtme Shqiptare! Kujtojmë, që gjatë këtyre 25 viteve, njihen dy raste të mos daljes së politikanëve e shtetarëve të të lartë nga Shqipëria dhe e një prokurori rajonal, njeri i ndaluar për të shkuar në SHBA e disa vende të tjera perëndimore për “histori të vjetra”, tjetri i ndaluar të shkoj në SHBA për “kleçkë dokumentesh” dhe tjetri i vetë-ndaluar të udhëtoj në vendet e BE, si person i dënuar e në kërkim në Itali, për fshehje të personave me rekorde krimi trafiqesh, futur nga shtetari në përbërje të delegacionit shtetëror shqiptar, për t’i kaluar ilegalisht në perëndim. Ndërsa 3 ditë më parë kanë qenë institucionet hetimore e urdhëruese të drejtësisë shqiptare, ato që kanë hartuar “listën speciale” me mbi 310 emra personash me poste të larta publike në shtet, pushtet e politik, të depozituar në të gjithë pikat e kalimit të kufirit shqiptar e shërbimeve kufitare të shteteve fqinje, duke bllokuar daljen e tyre nga Shqipëria, si persona që duhet të ballafaqohen me drejtësinë.

Administrata aktuale, 40% e drejtuesve me “damkë penale”

Sipas fakteve të evidentuara në dosjet e rekrutim-punësimit të nëpunësve, rezulton se në përqindjen më të madhe, pranimi i tyre në zyrat e shtetit është bërë në shkelje të plotë të ligjit, vendimeve dhe urdhëresave e udhëzimeve për rekrutim-punësimet në administratë e në shërbimet publike. Rezulton se 70% e atyre që “kapardisen” në administratën e lartë e të ulët publike, janë punësuar në kundërshtim të plotë me ligjin, me Kodin e Punës e madje edhe në kundërshtim flagrant e të qëllimshëm me Ligjin për Statusin e Nëpunësit Civil. Në këtë skandal abuzimi me emërimet dhe rekrutimet në administratë përfshihen edhe ata që fshihen pas gjoja termit “post përfaqësimi politik”, ku bëjnë pjesë ministrat, zv/ministrat, ambasadorët, drejtorët e lartë në qeverisjen qendrore dhe prefektët, madje edhe zv/kryetarët e bashkive, zv/prefektët etj, të cilët emërohen me lista të “pjesës së pushtetit” që kanë partitë politike në koalicion. Pikërisht këta, përpara se të emërohen e punësohen në zyrat e shtetit, apo si drejtues bordesh e administratorë në krye të shërbimeve dhe enteve publike nuk kalojnë në “filtër”, nuk i nënshtrohen verifikimit të figurës morale e ligjore dhe punësimit sipas Kodit të Punës, por bëhen ministra, drejtor, zv/ministra, shefa policie, dogane, tatimesh, arsimi, shëndetësie, portesh, aeroportesh, kufiri, ushtrie etj., me “1 copë letër” të firmosur nga shefi i partisë dhe deputetët me influencë në qendër, në qark, apo në rreth! Sipas të dhënave të derisotme të zbuluar nga shërbimet e specializuara dhe të vetë-deklaruara nga zyrtarët e të zgjedhurit, rezulton se “profili” aktual i administratës shqiptare që ka si përbërje 70% të punësuar jashtë ligjit dhe 40% me “damkë penale”/.telegraf.al/

Share: