Home KRYESORE Parlamentet gjithëshqiptare, s’kanë aq nevojë për deputet KONFORMIST!

Parlamentet gjithëshqiptare, s’kanë aq nevojë për deputet KONFORMIST!

Nga Fadil Maloku

1.Ky tip u adresohet atyre deputetëve që gjatë tërë mandatit të tyre nuk i takonin vetvetes, por qëllimeve dhe aspiratave të grupeve të ndryshme, klanore, partiake, qeveritare e opozitare në ish parlamentet shqiptare.

2.Duke mos qenë vetvetja, ata gjatë mandatit të tyre nevojën e origjinalitetit të shumtën e rasteve e kanë kompensuar me një strehim të verbër tek grupet e mësipërme, klanore, qeveritare dhe opozitare.

3.Ata duke e keqkuptuar dhe keqinterpretuar të drejtën e përfaqësimit të sovranit, jo vetëm që nuk shprehnin vullnetin dhe synimet e tij, por çka është më e keqe as individualitetin e tyre vetanak (!) që është ishte paradoks i llojit të vetë!

4.Si ka mundur që një njeri që ka marrë mandat e të bëhet aq konformist në të gjitha ato situata dëshpëruese për interesin e sovranit?

5.Një përgjigje e mundshme do të ishte dëshira e tij për të mbijetuar në këtë vorbull kacafytjes me të tjerët (partitë dhe individët brenda llojit të vetë dhe atyre kundërshtare në Parlamentet shqiptare.

6. Ndërsa, një tjetër do të mund të ishte, gatishmëria e tyre për tu rikandidua sërish në këtë post apo më mirë me thënë vend pune kogja të paguar nga taksapaguesit.

7. Tani, keni rastin ta elimininoni nga skena parlamentare gjithëshqiptare!

KËSHILLË: Legjislativi i ardhshëm fare nuk ka nevojë për këtë tip. Nuk ua kisha preferuar!

Share: