Home KRYESORE PD përcakton deputetët në Dibër, Salianji: PS solli Beqajn të blejë vota...

PD përcakton deputetët në Dibër, Salianji: PS solli Beqajn të blejë vota me paratë e vjedhura

Partia Demokratike ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve të saj për qarkun e Dibrës. I deleguari i PD në këtë qark, Ervin Salianji, shprehet i sigurt për fitoren. Sipas tij, PS ka sjellë në Dibër Ilir Beqajn, i cili nuk ka asnjë lidhje me zonën, por ka ardhur të blejë vota me paratë e vjedhura.

Sipas Salianjit, PD nuk e ka garën me PS në Dibër pasi ajo nuk ekziston, por me PDIU-në dhe LSI-në. Qarku i Dibrës, ka 6 deputetë dhe gara pritet të jetë e fortë, pasi përveç PD dhe PS elektorat në këto zona kanë PDIU dhe LSI.

Share: