Home KRYESORE Për çfarë tipash deputetësh ka nevojë Kosova?

Për çfarë tipash deputetësh ka nevojë Kosova?

Nga Fadil Maloku

1.Autoriteti (latinisht auctoritas) në sferën sociale e sidomos atë politike thënë më thjesht adreson shumë kuptime dhe shumë porosi që qojnë domosdoshmërish kah pushtimi i sferave të një lloj pushteti apo fuqie (legjitime!?) që jepet nga të tjerët. Autoriteti në fakt mund të konsistohet edhe si një lloj prestigji apo sistemi vlerorë moral, juridik e dosido edhe politik që u jepet zakonisht personave që pretendojnë të ushtrojnë ndikim në rrjedhat shoqërore politike, ekonomike e sociale.

2.Natyrisht, ky sistem vlerorë kur të këndëvështrohet nga dioptria sociologjike përveç konotimeve morale, atyre, politike merr edhe sosh sociale që nënkuptojnë një rrjetëzim faktorësh socializues për ushtrimin e këtij ndikimi në individ, grupe të ndryshme interesi, subjekte politike, etj. pa ndonjë kundërshti të theksuar.

3.Pra, vetë akti i mos kontestimit apo mos kundërshtimit të këtyre vendimeve që mund të vijnë si nga individët, (kryesisht karizmatik!) ashtu edhe organet shtetërore (që në rastin këtë fuqi e derigojnë nga ligjet dhe Kushtetuta!) po të shprehemi me “gjuhën weberiane”, na bënë të besojmë se njerëzit pra qytetarët e delegojnë votën e tyre për ta fuqizuar individin, shtetin, grupet e interesit, partitë politike, deputetët…etj.

4.Mirëpo, kur jemi tek kategoria e deputetëve fuqia e të cilëve derivon decidivisht nga sovrani, pra qytetaret te cilet i japin fuqinë, pastaj të drejtën dhe legjitimitetin për t’i artikuluar si brengat, shqetësimet, ashtu edhe synimet e tija sociale, politike, ekonomike, etj. ia vlen të portretizojmë disa nga modelet e sjelljes së këtyre njerëzve mandatar nga zgjedhjet e kaluara nacionale.

5.Kosova ka hy në histori me një kastë historike deputetësh, të cilët do të mbahen në mend përveç cilësimit se u ra hise me qenë dëshmitar të aktit solemn të shpalljes së pavarësisë së Kosovës (siç ua kënda ta quajnë disave (“historik”) vetën me këtë epitet!?), por, edhe dëshmitar të zhgënjimit dhe fragmentarizimit të bindjeve dhe perceptimit mbi gjitha proceset e pasluftes. Në fakt sjelljet e këtyre deputeteve mund të kategorizohen apo edhe të portretizohen si deputet: idealist, servil, oportunist, heshtak, demagogjik, konformist, karizmatik, etj,

6.Nëse i adresohemi pra një kronologjie të fushëveprimit dhe kontributit të tyre gjatë mandatimit të tyre si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, padyshim që do të mund të bënim një tipologji (ideal types) shumë interesante të sjelljeve të tyre! Aty do të mund të gjejmë njerëz: karizmatik që kanë hy me backgraund të paqes, luftës, shoqërisë (kinse) civile, të intelektualëve, të medieve, etj. Aty gjithashtu kemi mundur të identifikojmë deputetë që asnjëherë gjatë gjithë mandatit nuk i është ndie zëri asnjëherë! Aty gjithashtu kemi mundur të identifikojmë deputetë që asnjëherë nuk e ka ngrit gishtin e tij pa marr instruksione nga shefat e tyre parlamentar!

7.Aty…,por të shohim kalimthi cilët ishin fytyrat e vërteta të deputeteve në mandatin e kaluar, në mënyrë që mos t’i votojmë sërish të njëjtit që i “kontribuuan” demokracisë sonë parlamentare. Por, që edhe e penguan procesin ligjëdhënës gjatë mandatit të kaluar!

Share: