Home KRYESORE Po këtë herë me çfarë na surprizon producenti Sokol Guga ?

Po këtë herë me çfarë na surprizon producenti Sokol Guga ?

Nga Era Cela

Së shpejti nis për herë të parë spektakli “Ballkan Soul”. Një spektakël që do të realizohet nga producenti dhe regjizori i mirënjohur Sokol Guga, i cili thotë se kanë nisur provat për përgatitjen dhe finalizimin e ketij spektakli që pritet të sjellë plot supriza.

Në këtë spektakël do të ketë muzikë nga i gjithë Ballkani, që do të interpretohen nga artistë të mirënjohur të skenës shqiptare. Gjithashtu pritet që në këtë spektakël të ketë dhe shumë e shumë që do të mbetën në kujtesën e spektatorëve nga producenti Guga.

Këtë spektakël do ta ekzekutojë orkestra filarmonie e Liceut artistik Jordan Misja, drejtuar nga maestro Grid Bici. Por ajo që mbetet surprizë dhe që ne nuk do ta zbulojmë, janë emrat e artistëve dhe grupeve muzikorë që do të marrin pjesë në spektakël.

Aktualisht grupi i mirënjohur “All in Band”, ka filluar provat per spektaklin “Ballkan Soul”. Spektakli do të mbahet javën e parë të muajit korrik.

Të drejtën e transmetimit të këtij spektakli do ta ketë vetëm digitalbi.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim deri në momentet e nisjes së këtij spektakli për të shijuar të gjithë mrekullinë e këtij eventi që padyshim do të jetë e tej skajshme.

Share: